Sikur të mos mjaftonte rekordi negativ, si vendi i parë organizator i Kupës së Botës që humbi ndeshjen hapëse, Katari vendos një tjetër primat, për të cilin askush nuk do ta kishte zili. Përfaqësuesja e Gjirit Persik, bëhet ekipi i parë që eliminohet zyrtarisht nga eventi i vitit 2022, të cilin vendi i vogël e organizoi mes entuziazmit në botën arabe, por edhe polemikave e akuzave të perëndimit.
Katari bëhet në këtë mënyrë shteti i parë organizator në historinë e Botërorit që eliminohet pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje në fazën e grupeve. Fillimisht ata u mposhtën ekuadorianët me rezultatin 2-0, teksa këtë të premte u dorëzuan edhe përballë Senegalit me rezultatin 3-1. Po ashtu, Katari është vendi i vetëm organizator që ka humbur më shumë se një ndeshje në fazën e grupeve.