Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur për projektin e Portit të Durrësit gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë.
Korreshi deklaroi se qeveria do të bëjë vetëm vjedhjen ndërsa kërkoi që qeveria t’i thotë shqiptarëve të vërtetën.
Ai shtoi se pas 35 vitesh në Portin e Durrësit nuk do të futet dot askush nëse nuk është sheik.
“Çdo investitor që ndërton, 33 ka qenë dikur, sot nuk ta jep njeri pa 40%, në Tiranë nuk ta jep pa 50%. Në fund fare toka do na rrijë ne. Në kuotë pjesëmarrje jeni bashkëpronarë atje. Si e ka ligji për ndërtimet. Toka që jepet për të ndërtuar. Për shesh ndërtimi a shitet më.
A ka të drejtën e blerjes më. A ndahet më. Absolutisht jo. Si tha ai burri që u bë me djersë duke folur. Unë gjykoj që ju do bëni vetëm fazën e parë, atë ë vjedhjes. Faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve. Pse me lekët e buxhetit do bëhet ai? Jo, me të autoritetit portual. Po ky autoriteti portual i kujt është. A thua se laheshim në kanal me ujë bretkosah ne dhe na duheshin 700 metrat e Durrësit. Për 35 vjet, po nuk qe veshur si sheik dhe po nuk erdhe nga Londra me lekë nuk hyn dot atje.
Ju e keni me qejf që paratë t’ia dhuroni investitorit strategjik. Duhet t’i themi shqiptarëve si është realiteti dhe e vërteta. Atje është ha Muç e pi Zenun. Jeni duke e rrjepur nga 4 anët. Nuk ka asnjë pikë të asaj kontrate që nuk është në dëm të shqiptarëve. Ju jeni duke e shitur Shqipërinë. Shyqyr për fatin e Shqiptarëve që Shqipëria nuk është pazzëll”, deklaroi ai.