Nga Endrit Braimllari
Pylli Orbital në Tiranë ja ka lënë vendin “Pyllit të Kullave të Betonit”
Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka dështuar, jo vetëm për shkaqe financiare, por edhe mungesës së hapësirave të nevojshme për mbjellje pemësh.
Ky është konkluzioni i raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator, i cili më tej thotë se institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj duhet shtojë hapësirat e gjelbërta në territorin që administron.
Raportit thekson se objektivat e tjera të parashikuara që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbra, nuk i përgjigjen ritmeve të rritjes së urbanizimit.
Kjo edhe për vetë faktin se sipërfaqa e lejeve të ndërtimit në vitet e fundit është rritur disa herë, ndërsa hapësirat për gjelbërim janë kufizuar ndjeshëm.
Pra me pak fjalë, projekti i Pyllit Orbital ja ka lënë vendin projektit të “Pyllit të Kullave” që çdo ditë e më shumë po i merr frymën Tiranës.
Ndaj largimi i Veliajt nga bashkia është bërë një emergjencë për t’i thënë ndal edhe betonizimit dhe për t’i kthyer qytetit frymëmarrjen