Besniku në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka treguar se akuzohet nga ish-vjehrra për vjedhjen e 6 kuintal kokërr ulliri dhe policia ka shkuar në shtëpinë e tyre ku i kanë gjetur një bidon vaj ulliri 30 litër dhe një bidon 8 litër me 20% vaj ulliri.
Sipas Besnikut dhe gruas së tij Dorina ky vaj është sjellë nga vëllezërit e Dorinës dhe nuk ka lidhje me kokrrën e ullirit të vjedhur.
Besniku: Më ka denoncuar ish-vjehrra për 6 kuintal kokërr ulliri. Më vjen policia në shtëpi.
Eni Çobani: 6 kuintal kokërr ulliri, i ke vjedhur ti këto? Ia ke vjedhur vjehrrës?
Besniku: Pretendon vjehrra. Unë kam dy dokumente.
Eni Çobani: Nëse ia ke vjedhur vjehrrës, do të të denoncojë vjehrra, ish-vjehrra.
Besniku: Më kanë ardhur dy Forde në shtëpi, një i Vlorës, një i Fierit. Ka qenë nusja, të flasë vetë se unë kam qenë i shtrirë për gjumë.
Eni Çobani: Kjo është prokuroi e rrethit gjyqësor Fier, por në fakt procesverbali thotë në Sarandë. Në Sarandë e ke vjedhur t’i këtë?
Besniku: Mua më kanë ardhur në shtëpi, unë nuk po marr vesh çfarë bëhet. Dëshmitarë nuk shoh, më kanë thënë, ke shtatë dëshmitarë, po ku janë këta shtatë dëshmitarë?
Eni Çobani: Procesverbal për sekuestrimin e sendeve thotë në Sarandë në datën 6.10.2022. Tani o jemi në Fier o në Sarandë.
Besniku: Nuk e marr vesh zonja Eni për Zotin e madh. Ty të falënderoj që më ke hapur dyert sepse unë nuk kam besim as nga Vlora as nga Fieri. Vajtëm të dy burrë e grua edhe gocën në krah në Policinë e Vlorës,të bënim një denoncim. Shkojmë, del një zonjë.
Eni Çobani: Mireli thotë sendet e gjetura vlerësohen si prova materiale ose sende të lidhura me një vepër penale, ato janë një bidon 30 litërsh mbushur me vaj ulliri dhe një bidon 8 litërsh mbushur me 20% vaj ulliri. Ke vjedhur 2 bidonë me vaj ulliri.
Besniku: Ishte vaj 1-vjeçar, nuk ishte i ri që na i kanë marrë në shtëpi.
Eni Çobani: Atë nuk e vlerëson ti, ka ekspertë për atë. Po edhe 1-vjeçar të jetë, ia ke marrë vjehrrës apo jo?
Besniku: Absolutisht jo.
Eni Çobani: Po ku e ke gjetur?
Dorina: Vajin ma kanë sjellë vëllezërit e mi nga Tirana. Erdhën për kokërr e ullirit, jo për vajin zonja Eni.
Eni Çobani: Ata gjetën vajin, ndoshta kokrrën e keni marrë ju dhe e keni kthyer në vaj.
Dorina: I thashë o zotëri këtë vaj ma kanë sjellë vëllezërit e mi nga Tirana. Do ta marrim një herë dhe do ta sjellim prapë, tha sa për provë dhe nuk e kanë sjellë më. /Tv KLAN