Me rastin e 110 vjetorit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të zhvillohet një koncert ku do të performojnë mbi 300 artistë nga orkestrat simfonike trupave ushtarake të vendeve të ndryshme të botës.
Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook shkruan se koncerti do të zhvillohet më 3 dhjetor në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Sipas kreut të qeverisë, të gjitha të ardhurat e marra nga shitja e biletave do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë.
Postimi i plotë:
110 VJET Forca të Armatosura SË BASHKU PËR PAQEN”
Për herë të parë një koncert ku do të performojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, Banda e Ushtrisë shqiptare si dhe Bandat e ushtrive të Kosovës, vendeve të NATO, si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia
Më 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.
Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë