Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e një shkolle profesionale të mesme në Rethymnio, Greqi, ku një grup prej të paktën shtatë nxënësish kanë sulmuar një nxënës tjetër me origjinë shqiptare, duke e goditur vazhdimisht për disa minuta.
Sipas një media lokale greke, episodi i dhunës erdhi si “vazhdim” i një incidenti më të vogël, që ka ndodhur dy javë më parë, sërish në të njëjtën shkollë për motive raciste.
Tashmë çëshjten po e trajtojnë edhe autoritetet lokale të policisë, ndërsa priten masa konkrete për ndryshimin e ambienteve jashtëshkollore sa i përket përkujdesit për nxënësit e tyre.