Burimi: Albin Kurti foli për dramën e shpopullimit, Rama s’e ka problem pasi mendon si George Soros

0
139

 

Gazetari Genc Burimi komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv takimin mes dy qeverive të dielën, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë.

 

Genc Burimi u shpreh se duhet përshëndetur fjalimi i Albin Kurtit në Parlamentin shqiptar ndërsa shtoi se vendi ynë po boshatiset. Burimi theksoi se Edi Rama nuk e shikon shpopullimin si një rrezik ndërsa shtoi se duhet të largojmë sa më shpejt kreun e qeverisë që mendon si George Soros.

“Nuk dua ta dëgjoj Edi Ramën pas 3 vitesh në tribunë e të thotë që vendi po boshatiset e do i hap dyer bangladeshasve, kjo na rrezikon neve si komb.Rama, është i rrezikshëm, dimension sorosian, mendon si ai.

Nuk ka nevojë të kesh kufij fare, është filozofikisht e rrënjosur, nuk e sheh si një rrezik shpopullimin por si funksionim normal i shoqërisë së globalizuar.

 

Sa më shpejt të shkëputemi nga kjo qeverisje e filozofie, të gjejmë ato që janë gjurmët dhe zakonet tona.”-tha Burimi.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here