Laboratori i kokainës në Fier apo dëshmia e Çapjes? Pse ambasada e SHBA ngriu marrëdhëniet me Ballën?

0
136

Ditën kur u njoftua kapja e një sasie gjigante kokainë në Frakull të Fierit, mediat e Malit të Zi kishin nisur raportimin të parat.

Kjo për shkak se sasia e kokainës kishte kaluar nga porti i Tivarit dhe ishte mbajtur nën mbikëqyrje prej atëherë. Në operacion u përfshinë edhe forcat speciale të Malit të Zi, por mediat e Podgoricës njoftuan se i gjithë operacioni po kryhej nën monitorimin dhe kontrollin e Antidrogës Amerikane (DEA).

Ky fakt e bënte operacionin edhe më të rëndësishëm. Ngjarja mori një tjetër rrjedhë kur u mësua se droga u gjet në banesën e një zyrtari të Partisë Socialiste, të quajtur Viktor Çerveniku. Një sasi prej 430 kilogramë kokainë, me vlerë tregu prej 40 milionë eurosh, ishte lënë në oborrin e një banese, njësoj si një mall pa kurrfarë rëndësie.

Vetëm dikush që ka një mbrojtje të fortë nga lart, mund ta bëjë diçka të tillë. Viktor Çerveniku është një zyrtar i Edi Ramës, që ka shijuar mbrojtjen e tij dhe që njihej për zellin e fortë anti-opozitar. Por sërish, ai i vetëm nuk mund të garantonte sigurinë e një sasie të tillë kokaine më një vlerë 40 milionë euro.

Dikush më lart se ai i luante fijet e trafikut. Nuk është ndonjë rastësi që në mbrëmje, zërat nisën të qarkullojnë se kush qëndron vërtet pas saj. Në drejtim të kryetarit të opozitës, Sali Berisha, mbërritën disa mesazhe, ku përmendeshin emrat e Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës.

Mbi të gjitha, përmendej emri i Ballës, duke theksuar se ai është i dërguari i PS për qarkun e Fierit. Jo vetëm kaq, por kudo që vendoset ai, zbulohen fabrikat e drogës.

Ky lajm erdhi pikërisht në kohën kur Ardian Çapja, një eksponent i nëntokës në Elbasan, kishte denoncuar së një politikan i lartë me emrin Taulant qëndron pas vrasjeve në Elbasan. Madje ai mund të kishte gisht në vrasjen e avokatit të Çapjas, Ravik Gurra.

Në këtë atmosferë akuzash, në media pati raportime se ambasada amerikane është ftohur me zyrtarin e lartë të PS, duke urdhëruar që të mos ketë takime me të deri në sqarimin e situatës.

Ende nuk dihet me saktësi nëse kjo kishte lidhje me akuzat e forta të Çapjas, apo me faktin se pas mega-operacionit për drogën e Frakullit, qëndronte DEA amerikane.

Kjo mbetet për t’u sqaruar në ditët në vazhdim, ndërsa fakti mbetet se Balla këto ditë po qëndron mes dy zjarresh të forta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here