Dita e martë do të nisë me vranësira të pakta kryesisht në ultësirën perëndimore dhe të dendura në zonat malore të vendit.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në shtrirjen Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.