Ish i përndjekuri Ndregjoni: I tmerrshëm urimi i Yuri Kim për 29 Nëntorin

0
228

Besim Ndregjoni, kryetar Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë i ftuar në Euronews Albania tha se politikanët prej 32 vitesh japin shifra të gabuara për numrin e dëshmorëve shqiptarë.

Sipas Ndregjonit, në të vërtetë nuk janë 28 mijë dëshmorë dhe se shifra reale është rreth 2 mijë.

‘Duhet të kemi parasysh diçka, që arkiva e komunizmit ka 6 mijë të zhdukur, 8 mijë të pushkatuar ka 36 mijë të burgosur politikë, ka 60 mijë familje të internuara nga mosha 0 vjeç deri në plakun 90 vjeç

Këta kanë 32 vite, edhe mazhoranca që pretendojnë me të madhe për 28 mijë dëshmorë, ku janë 28 mijë dëshmorë? Nga statistikat që ka nxjerrë media nuk kalojnë as 2 mijë

Le të ma nxjerrë arkivën shteti, ku i ka 28 mijë dëshmorët dhe le të nderohen. Ne në arkivën e komunizmit kemi 6 mijë të zhdukur, tani bëni krahasimin vetë’, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here