“Kanë qenë shërbëtorët e Berishës”/ Sejamini: Alibeaj nuk bën betejë parimore, të dalë në zgjedhje më vete dhe kupton sa vlen!

0
138

Neritan Sejamini thotë se lufta që zhvillohet në Partinë Demokratike nuk është një luftë dhe ndarje për parime, por pragmatizëm politik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se Alibeaj dhe grupi i tij, dikur kanë qenë “shërbëtorë” të zotit Berisha dhe se nuk e kanë kundërshtuar kurrë atë, apo qoftë edhe Lulzim Bashën, kur ka marrë vendime radikale.

“Në shoqëri lindore gjithçka është personale. Një nga problemet që ndodhi me PD, është që ndarja nuk u bë për arsye parimore por pragmatizëm politik. Nuk është ndarje në vlera kjo.

Zoti Alibeaj nuk ka asnjë ndryshim në mentalitet nga zoti Berisha. Disa prej këtyre kanë qenë shërbëtorët e zotit Berisha. Nuk kanë treguar ndonjë vullnet për pavarësi, këta nënshtroheshin. Edhe kur Basha mori vendime ekstreme, viheshin në rresht. Ne nuk analizuam kurrë këtë problem të PD.

PD degradoi në opozitë sepse u kap nga Rama dhe degradoi në korrupsion. Ne nuk kemi thënë se si këta shkatërruan opozitën, u korruptuan, janë mediokër. Përderisa nuk e analizuam këtë gjë, këta kanë të drejtë të thonë jemi udhëheqës të mëdhenj.

Unë kam qenë kundër bashkimit, këta të dalin më vete dhe të provohen. Këta deri tani kanë shfrytëzuar votat dhe postet që i ka dhënë Berisha dhe Basha. Të shkojnë te votuesit dhe do marrin vesh vlerën që kanë”, tha Sejamini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here