Çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

0
116

Sot rikthehen reshjet. Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore.

Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje shiu në një pjesë të mirë të zonës. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here