Protestuesit: Kushi, pyete veten, pse ‘popullohet’ Infermieria dhe mbyllet Gjuha Shqipe, Matematika, Fizika?!

0
164

Një grup studentësh kanë zhvilluar sot një protestë përpara Ministrisë së Arsimit për degët e studimit që po mbyllen dhe i kanë bërë apel Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit në veçanti të marrë masa, se ky është fryti i politikave të tyre të gabuara.

Një nga përfaqësuesit tregoi para medieve, dramën e universiteteve shqiptare, mbylljen njerën pas tjetrës, të degëve të studimit:

Ironia e fatit është që katër nga 35 programe janë mbyllur pa nisur mirë implementimi i programit të bursave. Kjo panoramë tregon qartë dështimin sistematik të politikave të ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe është një sinjal që të rinjtë nuk i preferojnë këto programe se nuk e gjejnë veten në tregun shqiptar dhe të punës dhe nuk i besojnë politikave. Ndërkohë studentët vazhdojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si pasaportë për të ikur jashtë vendit. Në programin e studimit Infermieri e Përgjithshme janë ezauruar 92% e kuotava në universitetet publike.

Nuk kanë kaluar 24 orë nga festimet qeveritare me flamuj kuq e zi e me festime pompoze, me salla të dekoruara me shqiponja dhe deklarata emocionale atdhedashurie, ndërkohë që në universitetet e vendit, matematika, që ishte guri i themelit në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, sot po mbyllet.

A e dinë këta “patriotë” dhe zonja ministre se gjuha shqipe e Normales që formësoi universitetin “Aleksandër Xhuvani në Elbasan, sot ka vetëm dy regjistrime?!

Durrësit bregdetar i është duke u mbyllur dega e hoteleri-turizmit ndërsa Korça po mbetet pa histori – gjeografi. Askush nuk shqetësohet për fizikën që po mbyllet në Universitetin e Tiranës. A e pyet veten kjo ministre pse të rinjtë nuk po preferojnë as degët themeltare dhe as ato prioritare?!

Prandaj ne jemi mbledhur në shenjë proteste simbolike të marrim pjesë në funeralin e dhjetëra degëve në universiteteve të vendit për të ironizuar keqqeverisjen, indiferencën dhe lënien në harresë të arsimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here