Vranë frikën përballë Meksikës, por makthet nuk kanë përfunduar, nëse nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë përballë Polonisë kërkohen pikët e plota. Nga favoritë, Argjentina e Leo Messi e gjeti vetën shumë shpejt në një spirale të vështirë dhe plot dyshime, pas humbjes me Arabinë Saudite, por të gjithë mendojnë se e kanë potencialin e duhur për të dalë me pikë të plota përballë Lewandowskit me shokë.
Argjentina ka dhe një arsye tjetër shumë të fortë për të mbyllur grupin në vendin e parë, nëse nuk e bëjnë diçka të tillë, rrezikojnë të përplasen me Francën në fazën e 1/16, sigurisht një rival që do e shmangnin me kënaqësi. Trajneri Scaloni shprehet i bindur se ekipi i tij vjen në këtë sfidë përballë Polonisë me moral dhe besim se mund të dalin me plotë të plota:
E dimë shumë mirë forcën e ekipit tonë. Vijnë në këtë sfidë me besim dhe ndjesi pozitive pas fitores kundër Meksikës. Dybala? Ai është mirë, nëse nuk aktivizohet është vetëm për arsye teknike. Sigurisht ai dëshiron të luaj më shumë, kjo nuk do të thotë që nuk do të aktivizohet në ndeshjet e tjera të Botërorit”, u shpreh Scaloni.