Tabaku video-mesazh qytetarëve: Shqiptarët kanë blerë 9% më pak karburant dhe kanë paguar 185 mln euro më shumë. Ky është inflacioni socialist

0
126

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur pyetjes së qytetarëve lidhur me inflacioni.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjete sociale, Tabaku shprehet se inflacioni vjen si rezultat i rritjes së taksave dhe mungesës së vëmendjes së qeverisë.

Çdo ditë kam pyetje nga qytetarët se çfarë është inflacioni?!

Shembull më të mirë për ta shpjeguar se sa fakti që shqiptarët kanë blerë 9% më pak karburant dhe kanë paguar 185 mln euro më shumë nuk ka.

Sot, çdo produkt nga karburanti deri tek ushqimet; buka, veza, qumështi kushtojnë më shtrenjtë.

Ky është inflacioni!

Ky është inflacioni socialist

Si rezultat i rritjes së taksave dhe mungesës së vëmendjes së qeverisë.

Në fillim të dhjetorit, të një muaji të vështirë, të një dimri të vështirë

Nuk kemi asnjë përgjigje reale nga qeveria se kush do jenë masat për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here