Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor! Siç mësohet nga mediat serbe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të udhëtojë në Tiranë më 6 dhjetor.
Pas vendimit të (kryeministrit të Prishtinës) Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiqin në mënyrë jokushtetuese dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit Ministër për Komunitete, Bashkimi Evropian doli me një deklaratë të butë, megjithëse Serbia e kushtëzoi pjesëmarrjen e saj në Samit me një dënim të fortë nga Brukseli – thotë burimi i “Blic”.
Këtë informacion e kanë konfirmuar për “Blic” nga zyra e presidentit të Serbisë.
-Presidenti Vuçiq nuk do të shkojë në Tiranë pas reagimit të turpshëm të Bashkimit Evropian – u tha “Blic” në zyrën e presidentit.