PD: Në 6 dhjetor, ora 12:00, të gjithë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’!

0
136

Partia Demokratike e Shqipërisë – Komisioni i Rithemelimit, ka përforcuar sot thirrjen për mbajtjen e protestës kombëtare më 6 dhjetor në Tiranë. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, përcillet një pjesë nga mesazhi i Kryetarit të PD-së, Sali Berishës, dhënë mbrëmjen e së mërkurës në takimin me banorët e njesisë nr.5 në Tiranë.

“Në 6 dhjetor, ora 12:00 të gjithë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ – thuhet në të. – Ne jemi në rrugë e në shesh për të protestuar kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi, ne dalim në datën 6 për t’ju thënë liderëve të Europës, se ky nuk përfaqëson, jo popullin opozitar, por as popullin shqiptar dhe ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria. Është armik i votës së lirë të shqiptarëve, është një armik të drejtave të tyre, i identitetit, kulturës dhe pasurive të tyre publike, fondeve buxhetore dhe të ardhmes së tyre.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here