Simon Mirakaj rrëfen ferrin në diktaturë: Më dënuan në moshën 10-vjeçare për rrezikshmëri-

0
149

I ftuar në studion e Ora News, Simon Mirakaj, ish i përndjekur dhe ish-anëtar i Autoritetit të Dosjeve ka rrëfyer për gazetaren Sonila Musai përjetimet që ka kaluar në periudhën e komunizmit.

Mirakaj: Në ato fillime internimet janë bërë nga divizioni, nuk ishte krijuar Sigurimi i Shtetit akoma por sigurisht me ligje. Ka qenë ligji 649 i vitit 1949, me atë ligj jam dënuar unë në moshën 10 vjeç. Janë mbledhur burrat e shtetit, gjeneralë me grada dhe kanë marrë vendimin që të dënohet Simon Mirakaj në moshën 10 vjeç për shkak të rrezikshmërisë shoqërore.

Gazetarja: Ju?

Mirakaj: Po, me ligj. I dënuar me ligj.

Gazetarja: E kuptoj, por çfarë rreziku mund të përbënte një 10 vjeçar?

Mirakaj: Unë kam shkuar 2 javësh, 2 javësh sepse më vjen zor të flas për veten sepse jemi në një emision të tillë. 2 javësh kam dalë në ’89-ën.

Çika: 2 Javësh ka shkuar në internim.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here