Tirana, e para me tendera problematikë. Prokurimet mbi 1 milionë euro me flamur të kuq

0
125

Bashkia e Tiranës rezulton të jetë më problematike sa i përket tenderave pa garë apo ato me negociim. Për prokurimet me vlerë të lartë në një pjesë të konsiderueshme është shënuar me flamur të kuq, kjo për shkak se nuk ka pasur konkurrim.

Bashkia e Tiranës është institucioni me më shumë tendera mbi 100 milionë lekë, të cilat janë shenjuar nga open data me flamur të kuq me sqarimin mungesë konkurrence, ose skualifikime të kompanive dhe kontrata me negociim. Në katër vitet e fundit, ky institucion ka realizuar 44 tendera të tillë dhe në 12 prej tyre rezultojnë që procedura problematike.

Vlera totale e prokurimeve shkon në 4.7 miliardë lekë, ose 40 milionë euro.

Konkretisht në 7 raste janë skualifikuar konkurrentët me ofertën më të mirë për të shpallur fituesin. Këtu përmendim tenderin e Ujësjellësit të Tiranës me vlerë 15 milionë euro, ku u skualifikuan ofertat më të mira për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Fusha” “2T” dhe “Shansi Invest”.

Ndërkoh në tre të tjerë është konstatuar mungesa e garës. Këtu përmendim tenderin për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej” i shpallur në nëntor të 2019-ës. Vlera e tij ishte 1.1 milionë euro, ku në tender ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve “Fusha” dhe “Pastrime Silvio”.

Ndërkohë dy procedura prokurimit janë zhvilluar me negocim të drejtëpërdrejtë, ose pa shpallje publike, i pari në tetor të 2021-shit si shtesë kontratë për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Vlera e tij ishte 901 mijë euro dhe fituesi u shpall me negocim. Dhe I dyti një vit më pas është shtesa e kontratës për rijetësimin e piramidës së Tiranës. Vlera e tij ishte 1.9 milionë euro dhe fituesi u shpall bashkimi i operatorëve “FUSHA” dhe “EDIL – AL – IT”.

Bashkia e Durrësit e cila është bashkia e dytë më e madhe në të njëjtën periudhë ka 38 prokurime të tilla me vetëm 7 raste me sinjalizimin e flamurit të kuq.

Ora news

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here