65 kg kanabis janë kapur ditën e djeshme në Podgoricë, ndërsa kanë rënë në pranga 2 të rinj shqiptarë. Mediat vendase raportojnë se droga ishte nisur nga Shqipëria.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, janë ndaluar dy makina, një tip ‘Skoda’ dhe një ‘Renault’ dhe u gjetën 65 pako me kanabis, me peshë totale 65 kg, e cila u sekuestrua nga policia.
Në pranga kanë rënë dy personat e identifikuar me inicialet A.D 27-vjeç dhe I.D 23-vjeç, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale ‘mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike’.