Gazeta më e madhe zvicerane “Blich” ia kushton faqen kryesore ngjarjeve të stadiumit 974 ku Granit Xhaka u bë shënjestër e lojtarëve serbë dhe jo vetëm, gjatë një pjese loje u provokua vazhdimisht edhe nga tifozët.
Gazeta e cilëson si të “panevojshëm” gjestin e Xhakës kundër pankinës serbe dhe sulmuesit Mitrovic, por i del në mbrojtje duke theksuar se ai ishte vazhdimisht në shënjestër ndërsa momentalisht nuk ka një hetim disiplinor nga ana e FIFA-s, një lajm pozitiv ky për trajnerin Murat Yachin.
Nderkohë, vetë kapiteni i Zvicrës reagon me një prononcim për gazetën ku thekson se nuk ka pasur asnjë sfond me motivpolitik në sjelljen e tij.
“Ardon Jashari është një djalë që unë e dua shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij unë isha si ai dhe ai ka shumë ngjashmëri me mua. I premtova se nëse shënoja apo nëse fitonim, do të vishja fanellën e tij”.