“Bonusi 5 mijë lekë nuk plotëson nevojat e tyre”, deputetja e PD: Situata e pensionistëve nuk do përmirësohet, mazhoranca ka prioritet PPP, koncesione e zyra luksoze

0
131

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se në këtë fundvit mbi 600 mijë pensionistë në Shqipëri do të ndjehen edhe më të braktisur nga vëmendja e qeverisë, pasi sipas saj fondi i bonusit prej 5 mijë lekësh do të jetë i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat e tyre.

Pampuri shtoi se fatkeqësisht as për vitin e ardhshëm situata e pensioneve nuk do të përmirësohet pasi fondit nuk i parashikohen as shtesë për indeksim e as një paketë sociale mbështetjeje aq shumë të nevojshme nisur nga situata e vështirë ekonomike.

Ajo shkroi më tej se edhe pse Partia Demokratike paraqiti amendime në buxhetin 2023 për mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta, pensionistëve dhe atyre më pak të avantazhuar, sërish mazhoranca e majtë preferoi të prioritizonte shpenzimet në rritje për PPP e konçesione e zyra luksoze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here