Plaga më e madhe e Shqipërisë sot është shpopullimi.
Ky është debati kryesor në vendin tonë, por edhe në vendet që kanë njohur një fluks të jashtëzakonshëm emigrantësh shqiptarë. Megjithatë, i vetmi që nuk shqetësohet për këtë fenomen është kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ndërkohë, mediat angleze, vendit që po njeh një fluks të lartë emigrantësh shqiptarë, kanë vërshuar në Shqipëri për të zbuluar shkaqet e këtij eksodi. Shumë prej gazetarëve kanë vizituar Hasin, rrethin që njihet edhe si ‘kryeqytet i shpopullimit’, pasi shumica e banorëve janë larguar kryesisht drejt Britanisë së Madhe.
Megjithatë sot, në këtë ditë me shi, Kruma e Hasit ofron një pamje tjetër.
Në qendrën e votimit për primaret e PD ka pasur një dyndje votuesish. Kjo risi e demokratëve ka ngjallur shpresë.
Në primaret e Hasit kandidojnë Bledar Lushi, Miftar Dauti dhe Nazlie Laçi.