Përmes një postimi në “Facebook”, Ilir Alimehmeti ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij që votuan në Primare e zhvilluara në PD.
“Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!”, shprehet ai.
Postimi i plotë:
Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.
Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!
Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!