Samiti i BE-së/ Von del Leyen jep lajmin nga Tirana: 1 miliard euro mbështetje për energjinë për Ballkani Perëndimor

0
157

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e mbajtur në Tiranë tha se mbështetja e BE për rajonin do të jetë e madhe.

Ursula von der Leyen thotë se do të ketë 1 miliard euro pë rajonin e Ballkanit Perëndimor që do të jetë në dy forma.

Von del Leyen: Ky është një samit partneriteti me biseda të thella të qarta e të sinqerta. Ne folëm për disa tema, një temë madhore është se dëshirojmë të përballemi me këtë luftë të tmerrshme që ka nisur Rusia në Ukrainë si dhe për një nga pasojat e saj që është energjia.

Ne përballemi me këtë sfidë dhe në Ballkanin Perëndimor ndaj është e rëndësishme të japim zgjidhje të njëjta pasi paketa prej 1 miliard euro për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë, 500 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë ndërsa gjysma e dytë është mbështetje për infrastrukturën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here