Vuçiç i vjen në ndihmë Ramës: Opozita e Berishës rrezikon jetën time me protestën

0
161

Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit”. Me këtë titull gazeta serbe “Novosti” ka publikuar një lajm mbi protestën që opozita mban nesër në Tiranë.

Rrethet ekstremiste në Shqipëri, të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” – shkruan Novosti që citon burime të saj jozyrtare.

“Sipas informacioneve tona, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova dhe Metohia po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se njeriu i parë i vendit tonë viziton kryeqytetin (shqiptar).

Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t’i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiqin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i supremacisë ekonomike dhe politike të vendit tonë në të gjithë rajonin..

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha organizon protesta kundër ardhjes së presidentit tonë në Tiranë. Ekstremistët shqiptarë protestuan edhe vitin e kaluar, më 20 dhjetor, për shkak të vizitës së Aleksandër Vuçiçit në Shqipëri” – thuhet në shkrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here