Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një reagim në Facebook, është ndalur tek sulmi ndaj kreut të PD Sali Berisha të ndodhur ditën e djeshme gjatë protestës.
Lela thotë se është pyetur, nëse kreu i PD ka marrë thirrje për të dëshmuar në polici dhe nëse po kur do të shkojë!? Sipas Lelës, Berisha e dha dëshminë e tij publikisht dhe se u pa gjithçka. Më tej shton se policia duhet të tërhiqet nga seria e provokimeve.
Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në Polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë Polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht. Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!!
Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni!
Ja edhe dëshmia me poshtë!