Agresori i Berishës nuk u referua, Urdhri i Psikologut: Mungon koordinimi i klinikave private e shtetërore

0
157

Klinika private që lëshoi dokumentin mjekësor për të riun që goditi Sali Berishën duket se ishte e vetmja në dijeni të problemeve nga të cilat që pretendohet se vuan 31-vjeçari Gerti Shehu.

 

Ashtu si në këtë rast, edhe për të tjerat e ngjashme, në Shqipëri nuk ka një bashkëpunim mes klinikave private të shëndetit mendor dhe atyre shtetërore për evidentimin e personave me probleme dhe mbajtjen e tyre nën kontroll.

Presidentja e urdhrit të psikologëve, Valbona Treska thotë se mungesa e një ndërveprimi të tilla sjellë probleme me identifikimin e personave pasi një numër i tyre nuk figurojnë në të dhënat shtetërore.

“Nëse të dhënat e këtyre klinikave private nuk rakordohen me ato shtetërore, atëherë kemi shifra që nuk lidhen me realitetin.”

 

Numri i personave me probleme është rritur pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë Covid 19 por autoritetet nuk kanë një tablo të gjendjes reale në popullatë.

 

“Rastet janë trefishuar, këtë e thonë edhe mjekët psikiatër.”

Më shumë se të dënueshëm, persona të tillë duhet të izolohen e t’i nënshtrohen kurimeve. Në rastet e një agresioni, kur autori është me probleme të shëndetit mendor, trupi gjykues veç kartelës mjekësore kërkon edhe ekspertizën e mjekësisë ligjorë, sqarojnë juristi Edvin Gorishti.

 

“Në fazën e parë të hetimit bëhet një vlerësim, nëse ai ka një kartelë nëse është i sëmurë nga an mendore dhe pastaj bëhet një akt vlerësimi psikologjik.”

 

Mjekët e shëndetit mendor thonë në vitet e fundit është vënë re një shtim i konsiderueshëm i personave me këto shqetësime shëndetësore./OraNews

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here