Liria e medias në rrezik, Safe Journalist rendit kërcënimet ndaj gazetarëve

0
186

Liria e medias ka shënuar një tjetër raport negative për shqipërinë. Safe journalist në raportin e fundit ka vërejtur përkeqësim të situatës sa i përket mjedisit ligjor dhe organizativ por edhe të sigurisë së gazetarëve.

Në 55 faqe raport renditen të gjitha problematikat e hasura në vitin e shkuar, ndërsa nënvizohet edhe presioni i politikës ndaj gazetarëve. Ndër 9 rastet e cilësuara alarmante të sulmeve ndaj përfaqësuesve të mediave.

Ndër to renditen pengimi i grupit të xhirimit të Ora News, gazetarit Ronaldo Sharka dhe Isa Myzyraj në aktivitetin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Për ngjarjet nënvizohet se media u pengua nga truproja e kryebashkiakut kur u kërkua ti bëhej pyetje.

Një tjetër rast është dhe ai ndaj lapsi.al kur u kërkua ti bllokohej kompjuteri pas publikimit të lajmit mbi patronazhistët në Shqipëri. Vetëm pas ndërhyrjes së gjykatës së strasburgut Prokuroria e Posaçme u tërhoq.

Më tej shtohet se sulmet fizike kundër gazetarëve gjatë viteve të fundit mbeten ende të pazgjidhura dhe hetimet janë të ngadalta dhe joefikase. Transparenca në procesin e hetimit është e kufizuar edhe për shkak të sekretit hetimor. Zakonisht, këto procese marrin shumë kohë, janë të ngadalta dhe informacioni publik për to është i kufizuar. P

ër shembull thuhet në raport, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vuri në dukje përpjekjet për të zvarritur hetimet për çështjet e përfaqësuara nga avokatët e tij për Xh.M., gazetare e Ora News, e cila u bë pre e një sulmi fizik dhe u shoqërua nga policia gjatë një demonstrate për vrasjen e Klodian Rashës

Në document  theksohet se gazetarët që kanë dëshirën për të punuar në gazetari profesionale, të pavarur dhe investigative përballen me presione dhe kërcënime që i pengojnë ata të ushtrojnë plotësisht profesionin e tyre. Madje në vitin 2021, disa institucione u përpoqën të kufizonin aksesin e gazetarëve në aktivitetet e tyre

Kushtet e punës së gazetarëve mbeten të pasigurta edhe në vitin 2021, veçanërisht për gazetarët e rinj, gazetaret femra dhe të pavarura dhe ata që punojnë në mediat lokale dhe portalet online. Ajo që kërcënon sigurinë e gazetarëve janë kushtet e punës, mangësitë në zbatimin e Kodit të Punës, mungesa e mbikëqyrjes efektive të mediave.

Gjithashtu në document paraqiten edhe rastet e padive për shpifje ku shumica shkojnë në favor të gazetarëve, por shtohet se denoncimet e bëra nga politika apo institucionet shpesh nuk kanë të bëjnë me vendosjen e drejtësisë.

Liria e medias në rrezik, Safe Journalist rendit kërcënimet ndaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here