Rama mbetet në ajër me avionin e tij/ Nga Brukseli direkt për Azerbajxhan

0
148

Kryeministri Edi Rama mbërriti mbrëmë vonë në Baku të Azerbajxhanit.

Menjëherë pas samitit në Tiranë, Rama nuk e ndali maninë e tij të fluturimeve të jashtëzakonshme me avionin personal. Ai u nis për në Bruksel, ku mori pjesë në një konferencë, ku lëshoi disa komente lajthitëse.

Më pas, ai u nis drejt Azerbajxhanit. Nuk dihet pse ai shkoi në Azerbajxhan, kur drejtuesi i këtij vendi ishte para tre javësh në Tiranë dhe patën edhe takime.

Rama do mbetet në histori si kryeministri që ka fluturuar më shumë, por mbi të gjitha si njeriu që përdori një avion personal edhe pse është kryeministri i vendit më të varfër në Europë.

Para disa ditësh, të dhënat e publikuara nga hakerat sugjerojnë se Rama ka kryer të paktën 137 udhëtime me çarter personal, me kostoj prej dhjetëra milionë dollarësh.

Por në listën e fluturimeve të Ramës nuk përfshihen fluturime të tilla si ky nga Brukseli drejt Bakusë.

Në këtë rast, fluturimi i tij nuk është regjistruar në sistemin TIMS. Nuk dihet se sa janë kostot reale të këtyre fluturimeve, pasi ato nuk mbulohen direkt nga fondi i kryeministrisë për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here