Sulmi ndaj Berishës, Koka: Atentat nga Rama!

0
214

Gazetari Bledian Koka komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv sulmin ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit. Bledian Koka u shpreh se kemi të bëjmë me një atentat të pastër. Sipas tij, situata është aq serioze ndërsa shtoi shprehjen ‘dy duar për një kokë’.

“Mund të kishte pasur armë, thikë, ky është atentat sepse atentatet janë të mbuluar nga konspiracioni, dhe po hasim akte konspirative, deklaratat që nxjerrin, dokumenti që s’është stabël mendërisht. Kryepolici i shtetit citon një dokument privat dhe thotë kemi parë këtë. Një shtet funksional duhet të kishte të gjitha të dhënat.”-tha Koka.

Gazetari theksoi se pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama duke përmendur mosveprimin e Policisë së Shtetit për të marrë në mbrojtje kryedemokratin Sali Berisha.

“Pse është Edi Rama? Ka dy ditë që ka ndodhur ngjarja, keni dëgjuar gjë që policia të marrë në mbrojtje shtetasin Sali Berisha? Një sherr në familje të ndodhë, policia jep një urdhër mbrojtje. E jo më të goditet ish-kreu i këtij shteti. Po e them se kush është qëllimi i kësaj.

Qëllimi i kësaj, akti i parë ishte goditja u arrit me sukses. Mesazhi i dytë, pushteti po e përdor për ta intimiduar opozitën dhe popullin opozitar.

Dita që ndryshoi gjithçka është 6 dhjetori, populli opozitar dhe kushdo në krahun tjetër dhe në përballje me Ramën, duhet të kuptojë çfarë po gatuhet realisht.

Po gatuhet asgjësimi dhe nënshtrimi i një populli të tërë për llogari të një njeriu që edhe kur i mashtron, kur i vjedh, edhe i godet. Ka shkuar çështja dy duar për një kokë. Situata mendoj se është kaq serioze.”-tha Koka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here