Berisha: Rama kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit  

0
127

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot para mediave se kryeministri  Rama kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit.

 

“Le t’i referohemi ngjarjes. Ju dhe çdo qytetar mund të thotë se i vetmi njeri që nuk ishte i interesuar për ngjarjen, ishte Edi Rama. Por ky gjykim vlen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre.

Por jo për Edi Ramën, që kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit.

Çdo sukses ai e paraqet me moton: plastë armiku.

Këtë konstatim e kam shprehur me dhjetëra raste në parlament dhe studio televizive. Ai është unik në universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar ndonjëherë.

Po për këtë motiv dhe asnjë tjetër, Edi Rama festoi samitin e liderëve të BE me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij.

Një akt të tillë nuk e bën kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen e tij.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here