Biznesmenët e mëdhenj, pronarë të bregdetit të Jugut

0
115

Regjistrimi i pronave në jugun e vendit nuk po zgjidhet ka 3 dekada.

Përpjekjet për të nisur këtë proces kanë qënë të vakta dhe në ato pak raste të lëna në mes.

Fillesat e para serioze për regjistrimin e pronave në bregdetin e Jugut i kanë fijet e lidhura me boshtin pushtet-biznes, i vulosur me ligjin e shumëkontestuar për “Investimet Strategjike”.

Motori që vuri në lëvizje të gjithë administratën shtetërore për të nisur regjistrimin e pronave në bregdetin e Jugut është kërkesa e kompanisë “Green Coast”, në pronësi të biznesmenit Samir Mane, për të marrë statusin e investitorit strategjik.

Më 14 korrik të vitit 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike firmos vendimin për t’i dhënë këtij projekti statusin strategjik.

Një javë përpara së të merrej vendimi, Agjencia për Zhvillimin e Investimeve kontakton kadastrën e Vlorës për të zgjidhur problematikën e çështjeve të pronësisë në Gjilekë, zona ku do të shtrihej projekti.

Hedhja e zonës në sistemin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme Vlorë është parakusht për marrjen nga ana e subjektit të lejes së ndërtimit. Subjekti do të asistohet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve përgjatë procesit së zgjidhjes së problematikës. ZRPP Vlorë është kontaktuar zyrtarisht datë 8.7.2016 lidhur me problematikën.”

AGJENCIA PËR ZHVILLIMIN E INVESTIMEVE

Menjëherë pas kësaj kërkese, hipoteka e Vlorës nis punën për regjistrimin fillestar të pjesshëm të pasurive të patundshme, për pjesët që kufizohet toka ku do të shtrihet projekti “Green Coast”.

Në një korrespodencë të siguruar nga emisioni “Kronos” mes Zyrës Qëndrore të Pasurive të Patundshme dhe asaj vendore në Vlorë, rezulton se zyra e Vlorës nisi punën për regjistrimin parcelave në Palasë në bazë të një shkrese të nisur nga Ministria e Drejtësisë në datën 15 Korrik 2016, një ditë pas vendimit për shpalljen “investim strategjik” të projektit “Green Coast”.

ZVRPP Vlorë ka kryer procesin e regjistrimit Fillestar pjesor të pasurive që përfshihen në bllokun kadastral ku pozicionohet kompleksi turistik, duke krijuar materialin hartografik dhe databazën e kartelave. Është kryer Afishimi Publik 45 ditor nga data 23.03.2017 deri në 08.05.2017 pranë ambienteve të bashkisë Himarë dhe ZVRPP Vlorë, janë shqyrtuar kërkesë ankesat dhe ka përfunduar ligjërimi i këtij blloku kadastral i cili është hedhur në sistem.”

ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PATUNDSHME

Në listën e afishuar për regjistrimin pjesor të kësaj zone kadastrale shpallen pronarët për 140 numra pasurie ku dominon projekti “Green Coast”, biznesmeni Artan Dulaku, kompania “Rinia 04” në pronësi të Juljan Morinës, biznesmeni Gerian Kuka i cili është njëkohësisht edhe ortak në një firmë ndërtimi me sipërmarrësin Agim Zeqo, dhe individët Neritan Hazizaj, Pullumub Petritaj, anëtarët e familjes Begaj, Beja dhe Vreto.

Për këta emra, banorët e zonës njohin si vendas dhe pronar vetëm familjen Begaj dhe Vreto

Përfituesit më të mëdhenj të listës së afishuar rezultojnë projekti “Green Coast” me 31 parcela dhe 173 mijë metra katrorë, Neritan Hazizaj me 15 parcela dhe 90 mijë metra katrorë, Artan Dulaku me 9 parcela dhe 63 mijë metra katorë e Gerian Kuka me 13.000 metra katrorë nga 7 parcela.

Që prej vitit 2017 e deri më sot, lista e biznesmenëve që janë bërë pronarë të tokave në bregdetin e Jugut është shtuar.

Familja e vendasve që operojnë në fushën e biznesit Gjikuria ka arritur të përfitojë mijra metra tokë nga ligji 7501, transaksione blerje me banorët e zonës, por dhe nga statusi “Investitor Strategjik” i dhënë në dy projekte.

Një tjetër biznesmen që po investon në Dhërmi dhe ka blerë prona është Mentor Mezini. Mezini po ndërton një hotel në Drimades, ndërsa ka përfunduar ndërtimin e një tjetri në Livadh.

Pronar në bregdetin e Jugut është edhe bashkëshorti i ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Artan Gaçi, i cili ka blerë tokë për të ndërtuar një hotel.

Biznesmeni Ilir Trebicka po ashtu ka blerë tokë dhe po ndërton në Dhërmi dhe në kufi të tij është bërë së fundi pronar Luan Muça, pronar i kompanisë Delta, e cila pritet të marrë mbi 200 mijë metra katrorë tokë me qira kundrejt vlerës 1 euro në zonën e mbrojtur të Deltës së Përroit të Palasës, si shpërblim për statusin “Investitor Strategjik”.

MCN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here