Ersi Nishani, djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka kujtuar të atin në 32 vjetorin e themelimit të PD.
Ersi shprehet për ish presidentin se “e doje këtë parti me gjithë zemër, pa interes material apo vetjak sepse Ti kishe kapur majat e karrierës tënde, por e shihje PD si shpresën e vetme për një Shqipëri më demokratike.”
Djali i Bujar Nishanit kujton se i ati ishte i pari që ngriti zërin dhe kërkoi “dorëheqjen e Lulzim Bravës nga misioni i tij për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë në Shqipëri!”.
Sakaq Ersi shpreh kënaqësinë e tij që i ati arriti të shikojë rithemelimin e PD, ashtu siç e dëshironte.
“Po vazhdojnë kauzën tënde, për një Shqipëri më demokratike, më të lirë”, shkruan Ersi në rrjetin e tij social Facebook.
Postimi i plotë:
Ti ishe i pari që ngrite zërin dhe kërkove dorëheqjen e Lulzim Bravës nga misioni i tij për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë në Shqipëri!
Ti ishe i vetmi që akuzove publikisht Lulzim Bravën për komplot dhe përçarje të opozitës në bashkëpunim me qeverinë autokrate antidemokratike!
Ti e doje këtë parti me gjithë zemër, pa interes material apo vetjak sepse Ti kishe kapur majat e karrierës tënde, por e shihje PD si shpresën e vetme për një Shqipëri më demokratike!
Më vjen mireë që ti arrite të shohesh rithemelimin e PD, ashtu siç dëshiroje ti.
Sot ende ka disa deshtake, që vazhdojnë nën gjurmët e Lulit, sabotimin e opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. Këta dështak do të vazhdojnë, pasi ndryshe nga ty, ata shohin interesin material dhe vetjak, atyre nuk i intereson as PD, as demokratet.
Por ashtu siç më thoje ti gjithmonë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Dhe ata që le pas, sot 1 vit mbas kuvendit madhështor të rithemelimit po vazhdojnë kauzën tënde, për një Shqipëri më demokratike, më të lirë.
Na mungon të gjithëve!