Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një mesazh të shkëputur nga deklarata e tij e djeshme gjatë takimit me strukturat e Partisë në Durrës.
Meta thotë se Edi Rama dhe banda e tij po pasurohen nga shfrytëzimi që po i bëjnë Durrësit, ndërsa shton se ka ardhur koha që këtij akti t’i jepet fund.
“Ka ardhur koha t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”. Qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë ndryshim dhe ndryshimi është i pashmangshëm!”, shprehet Meta.