Rreth 15 fshatratë njësisë administrative Lozhan dhe Maliq, Dardhas në Pogradec dhe Libonik në bashkinë e Maliqit në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq.
Mësohet se energjia elektrike mungon edhe në disa fshatra të zonës malore. Gjithashtu, prej mbrëmjes së djeshme një ndërprerje të energjisë ka pasur në fshatrat e njësisë administrative të Moglicës. Mësohet se deri më tani nuk janë marrë masa për rregullimin e defektit në kabinate elektrike në këto fshatra dhe nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë.
Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.