Tensionohet situata në veri: Sulm me bombë çorientuese ndaj patrullës vëzhguese të EULEX-it

0
147

Konfirmohet se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares.

Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar. EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.” – thuhet në reagim.

EULEX apel te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe i bëhet thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here