U harxhuan 13.7 mln euro/ Nënkalimi pranë TEG-ut përmbytet me disa orë shi!

0
339

U njoftua me bujë hapa e nënkalimit të Teg-ut, ku 13,7 milionë euro u investuan, gjoja për të ndihmuar në qarkullimin e makinave në një nga hyrjet në Tiranë. Mirëpo, është dashur vetëm disa orë shi, që kjo vepër, e shumë-trumpetuar nga Belinda dhe Rama të zhytej, pothuajse e tërë rruga nën ujë.

Siç shihet nga fotoja e siguruar nga portali JOQ ALBANIA, nënkalimi i Teg-ut, është zhytur nën ujë, teksa, shihet që edhe një makinë ka ngecur në ujë. Shoferi ka dalë dhe po përpiqet që të hipë në barrirat ndarëse të rrugës. Vepra miliona euro nga xhepat e shqiptarëve, është bërë sa për propagandë dhe sa për të hedhur hiun e radhës në sytë e shqiptarëve, pasi cilësia lë shumë për të dëshiruar.

Kush janë fajtorët e kësaj? A duhet të japë dikush dorëheqjen apo Berberi i ARRSH-së dhe Belinda do të vazhdojnë me tenderat e mirëmbajtjes?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here