Meqenëse aty është fituar para mbi skenarët edhe me optimiste, sipas kontratës koncesionare 60 per qind te tejkalimit te fitimit e merr shteti. Me pak fjale, shteti vitin e kaluar mori 1.5 milionë dollarë nga rruga Durres-Kukes.
Për çfarë i duhet shtetit te marre para nga Durres-Kukes? Meqenëse aty fitohet aq shume nga tarifa e kalimit, pse nuk ulet tarifa? Sikur vetëm tepricën e fitimit t’ja u kthenin mbrapsht qytetareve, tarifa do te ulej te paktën me 1 euro.
Normalisht cdo lek qe qeveria do te ulte ne tarifën e kalimit te rruges kthehet disa fish permes zgjerimit te aktivitetit ekonomik, turizëm dhe tregti. Sot shqiptaret e Kosoves, pervecse konsumatoret me te medhenj te turizmit, janë faktorë kyc edhe ne parandalimin e fluskes se ndertimit.
A do kishte ndihme me te madhe per ekonominë dhe politike me efikase se kjo? Por askujt nuk i shkon ne mendje te lehtesoje qytetaret nga tarifa sepse kane axhende tjeter.
Rruga Durres-Kukes eshte nje nga asetet me strategjike te ekonomise shqiptare. Eshte nder te paktat vepra publike qe e ka kthyer me disa fish investimin e saj, me gjithe akuzat per korrupsion dhe fryrjen e kostove te ndertimit.
Sot nje pjese e mire, ndoshta me e madhja, e aktivitetit turistik ne Shqiperi, gjenerohet drejteperdrejte nga shqiptaret e Kosoves. Shkembimet tregtare me rajonin u rriten me here fale rruges Durres-Kukes, e cila rriti njekohesisht edhe rendesine strategjike te Portit te Durresit.
Cfare beri qeveria shqiptare? Filloi sabotimin. Kryeeksperti i IFC-se qe udhehoqi procesin e koncesionit dhe venies se traut ne Durres-Kukes ishte serb. Tarifa 5 euro u sugjerua po nga IFC-ja.
Por prape, rruga ishte bekim shume i madh. Edhe me haracin e traut sillte perfitime per ekonomine. Keshtu qe duhej shkaterruar edhe Porti i Durresit. U mor vendimi per t’i vene kazmen edhe Portit.
Keshtu qe mbyllim rrugen, por hapim Ballkanin. Shqyejme kufijte, por shkaterrojme Portin. Bejme mbledhje te perbashketa qeverie me Kosoven, por i vene kosovareve taksen me te rende te kalimit per kilometer ne Europe.
Pastaj, kur fitimet nga taksa jane me te larta edhe se sa skenaret me optimiste, vazhdojme e taksojme fort. Madje japim edhe miliona euro nga buxheti i shtetit, gjoja per perfundimin e rruges. Edhe Vucici po te ishte kryeminister i Shqiperise nuk do te kishte patur guximin per te vene takse 5 euro tek rruga Durres-Kukes.