Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi sot se pastrimi i parave krijon një situatë të pasigurt të tregut, e aq më pak në situatën ku ndodhet Sqhipëria, nëse nuk duam të kalojmë në zonën e zezë ku ndodhet Irani e Koreja e Veriut.
Sipas tij duhet një luftë e vazhdueshme për të luftuar informalitetin kundër pastrimit të parave e grupeve kriminale.
“Çdo iniciativë si amnistia fiskale dhe pasaportat e arta nuk ndihmojnë në situatën ku Shqipëria është, në zonën gri.
Duhet të kuptojnë se në zonën e zezë janë vetëm tri vende: Mianmari, që është një juntë ushtarake, Irani dhe Koreja e Veriut. Nuk besoj se duam të shkojmë në atë shoqëri.
Është absurde që FMN detyrohet të bëjë komente të vazhdueshme për rrezikun që i kanoset Shqipërisë për vijmësinë për të qenë në zonën gri. Duhet një luftë e vazhdueshme ndaj informalitetit sepse ai është terreni i duhur për pastrimin e parave dhe grupet kriminale,” tha ai.