Situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, vijon të mbetet e tensionuar. Kryeministri Edi Rama duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me presidentin e Serbisë për këtë çështje.
Pyetje: A keni pasur një komunikim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për situatën në veri?
Rama: Jo.
Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim.