SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!

0
192

Pas publikimit të emaileve që tregojnë se Klodian Zoto kishte paguar qëndrimin e Arben Ahmetajt në disa hotele jashtë vendit, prokurorët e SPAK janë nën presionin e dyshimeve se mund ta kenë shmangur ish.zvkryeministrin nga hetimet. Minimumi, nuk kanë marrë në pyetje për inceneratorët dhe nuk kanë verifikuar lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Të gjendur nën këtë presion, prokurorët kanë kaluar mesazhin se hetimet ende vazhdojnë për disa nga protagonistët e qeverisjes në dy mandatet e socialistëve.

Kështu, në fund të njoftimit se hetimet për inceneratorin e Elbasanit u mbyllën, SPAK njoftoi se ka ndarë çështjen penale për disa dosje të tjera, mes të cilave:

1) miratimin e V.K.M nr.907 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës së konçensionit, ose hetimi për Ëngjëll Agaçin

Vendimi i qeverisë me nr.907 kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave procedurën e famshme “negociim pa shpallje”, e cila u propozua nga çifti Koka-Bllako, që sot janë në burg.

Prokurorët thonë se Lefter Koka mori ryshfet për pikërisht se zgjodhi ta japë konçensionin me këtë procedurë. Por si kaloi “negociimi pa shpallje” në mbledhjen e qeverisë? A nuk u krye një kontroll për ligjshmërinë e dokumentave që i propozohen qeverisë?

Këtë kontroll duhet ta kryente Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, Ëngjëll Agaçi. Ai u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK në datën 15 Tetor. Justifikimi i tij ka qenë se kontrata ishte për “sigurimin e financimit”, pra vetëm sa për të dhënë paratë për konçensionin dhe për këtë qeveria është e detyruar me ligj.

 

2) – Përgjigjet pozitive të ministrive lidhur me zbatimin e proçedurës “negocim pa shpallje”, ose hetimet për firmat e Gjiknurit, Ahmetajt dhe Naços

Para se të kalonte në qeveri, procedura “negociim pa shpallje” e kërkuar nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako ka marrë edhe miratimin e disa ministrive të tjera. Procedura që nuk parashikohej në ligj u konfirmua në disa shkresa mes Lefter Kokës dhe ministrave Ahmetaj, Gjiknuri dhe Naço.

Ahmetaj e shprehu miratimin në datën 14 Nëntor të vitit 2014 që është “parimisht dakord” për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP për inceneratorin në Elbasan.

Gjiknuri e dha përgjigjen e tij në shkresën e datës 17 Nëntor të vitit 2014 duke saktësuar se “përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e Autoritet Kontraktor”.

Po në këtë pjesë të sqarimit, SPAK saktëson se ka
Përfshirë në hetime edhe “provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto”./Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here