Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. 15% më shumë se çdo votim tjetër 

0
157

Në mbledhjen qe po zhvillon me Kryesinë e PD Berisha tha se ne primare votuan gjithsej 55 mije anetare dhe simptaizante te PD.

“Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie.

Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj.

Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion.

Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.

Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here