Akciza e karburanteve fryu xhepat e qeverisë gjatë 11 muajve të vitit 2022

0
184

Ministria e Financave ka publikuar raportin e të ardhurave për 11 mujorin e vitit 2022. Sipas raportit, vetëm nga taksa e akcizës janë mbledhur 48.7 miliardë lekë, 2.1 miliardë lekë më shumë sesa të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ulur çmimin e karburanteve.

Në 11 muajt të vitit 2022, të ardhurat totale kapin vlerën prej 522 miliardë lekëve.

Në publikimin e fundit të Ministrisë së Financave, thuhet se janë mbledhur 64 miliardë lekë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti llogariten 48.7 miliardë lekë
Këto të ardhura për periudhën 11 mujore rezultojnë rreth 2.1 miliardë lekë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Faktorët kryesorë që do ndikojnë në arkëtimin e të ardhurave nga taksa e akcizës është rritja e importit të karburanteve dhe produkteve të tjera të akcizës si birra, vera, cigaret etj.

Rritja e çmimit të karburanteve që në mars të këtij viti, ku në të ndikon dhe taksa e akcizës, mesa duket ka luajtur rol kryesor në shtimin e të ardhurave nga kjo taksë.

Por edhe pse qeveria ka arkëtuar më shumë të ardhura nga kjo taksë, ende nuk ka marrë politika lehtësuese për të hequr barrën e taksave për karburantet në mënyrë që të ulë sadopak dhe çmimin i cili është më i shtrenjti në rajon.

Një fakt i tillë u konfirmua edhe këtë të mërkurë ku Bordi i Qeverisë vendosi sërish rritjen e çmimeve të naftës me 6 lekë, dhe të benzinës me 3 lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, kontributin më të madh në të ardhurat e kanë tatimet dhe doganat, me 465.1 miliardë lekë, 64.8 miliardë lekë më shumë se në 2021-in.

Peshë kryesore në mbledhjen e të ardhurave kanë luajtur edhe taksa e importit, akciza, taksa doganore dhe renta minerare me 201.1 miliardë lekë, 28.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të para një viti.

Oran News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here