Përplasja për kreun e SPAK/ Rama-Kim, përqafim (as)pak diplomatik

Me këtë përqafim aspak diplomatik, Edi Rama u mundua të tregojë sot se përtej përplasjeve publike në Twitter mes tij dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, miqësia e tyre vazhdon pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër, ditë kur pritet të zgjidhet kreu i ri SPAK.

 

Në mesazhin e tij gjatë takimit të fundvitit me diplomatët e akredituar në Shqipëri, falenderoi SHBA për ndihmën e dhënë në përballimin e sulmit kibernetik iranian, duke e cilësuar dështimin total të mbrojtjes kibernetike shqiptare si një sukses të madh.

“Falë faktit se kishim një nivel të caktuar gatishmërie dhe falë, së pari dhe mbi të gjitha, miqve tanë amerikanë që erdhën e luftuan me ne në llogore për javë të tëra, sulmi nuk ia doli të arrinte objektivin e tmerrshëm për të shkatërruar tërësisht infrastrukturën tonë digjitale, për të fshirë të gjitha të dhënat tona digjitale.”

 

Pavarësisht kundërshtimeve të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga BE rreth projektit të marinës së jahteve në Durrës, për Edi Ramën ky projekt i dyshimtë është një histori suksesi i këtij viti për qeverinë shqiptare. Po aq i dyshimtë mund të konsiderohet edhe mungesa e kryesues së delegacionit të BE-së Kristiane Hohman e cila sipas Edi Ramës mungonte për aryse shëndetësore.

“Një tjetër ambasador ishte me ne vitin e kaluar, një mik i madh i këtij vendi që përfaqëson pikëmbërritjen tonë, Bashkimin Europian, miku ynë i mirë Luigi, i cili nuk mund të zëvendësohej sot nga pasardhësja e tij e përkushtuar, Christiane, për shkak të një pamundësie të përkohshme shëndetësore. I uroj shërim sa më të shpejtë, por ajo mund të pushojë dhe të mos shqetësohet, sepse shëndeti i raportit tonë me BE-në kurrë nuk ka qenë më mirë. Jam më shumë se besimplotë se Marina madhështore e Durrësit është vetëm hapi i parë konkret në një rrugë planesh të mëdha, ku po punojmë së bashku në fushën e energjisë, turizmit dhe tregtisë”

Përplasja për kreun e SPAK/ Rama-Kim, përqafim (as)pak diplomatik

Propozim: Urën e Zogut ta shpallim monumentin

Përplasja për kreun e SPAK/ Rama-Kim, përqafim (as)pak diplomatik

Këlliçi, Veliajt: Kur i nxjerr qytetarët në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko