Qeveria kujtohet për rindërtimin”, Këshilli i Ministrave dyfishon buxhetin me afrimin e fushatës

0
204

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, qeveria ka dyfishuar financimet për procesin e rindërtimit, i cili ka ngecur tri vite pas tërmetit. Në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, fondi në fjalë është rritur në 7.5 miliardë lekë. Tirana dhe Durrësi përfitojnë pjesën më të madhe të financimit, ndërkohë që në listë janë edhe bashkitë e zonave të tjera të prekura nga tërmeti i 2019-ës.

Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, duket se është bërë shkak që qeveria të ndryshojë buxhetin e vitit 2022, duke shtuar financimin e procesit të rindërtimit, i cili ka pasur ngecje pas tërmetit të vitit 2019.

Në vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, fondi për rikonstruksion në infrastrukturën publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar rritet në 7.5 miliardë lekë nga 4.2 milionë lekë që parashikohej në vendimin e prillit të 2020-ës.

Dy bashkitë që përfitojnë më shumë nga shtesa e fondit të rindërtimit, janë Tirana dhe Durrësi. Bashkisë së kryeqytetit do t’i transferohet fondi prej 5.9 miliardë lekë, për rindërtimin e banesave individuale, për rindërtimin e pallateve dhe ndërtesave publike në zonat e “5 Majit” dhe “Kombinatit”, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, si dhe për riforcimin e banesave të dëmtuara.

Ndërsa për Bashkinë Durrës jepen 1.6 miliardë lekë për riparimin e pallateve dhe banesave të dëmtuara dhe riparimin e mjediseve të përbashkëta. Fondet për rindërtimin janë shtuar edhe për bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti i 2019-ës, si Kavaja, Kamza, Mirdita, Kruja, Kurbini, Lezha, Shijaku dhe Vora.

Edhe një vit më parë, vetëm disa muaj para fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, qeveria u transferoi bashkive 56% të totalit të fondit vjetor të rindërtimit dhe opozita akuzoi se u përdorën për qëllime elektorale

Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here