Reforma në drejtësi/ Nga deklarata “pa SHBA nuk do ishte e mundur” te “nuk vendos ambasada”, si ndryshoi Rama qëndrim për rolin e Amerikës, përplasja me Yuri Kim

0
166

SHBA-të në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre se kështu e kanë vendosur shqiptarët”, deklaronte kryeministri Edi Rama disa vite më parë.

Shqetësimi i ngritur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për manipulimin e procesit të zgjedhjes së Kreut të ri të SPAK-ut, bëri që kryeministri Edi Rama të ndryshojë qëndrim për rëndësinë e SHBA-së në procesin e reformës në drejtësi

Kjo reformë, përveç të tjerash përbën në sytë e partnerit tonë strategjik edhe një test të të gjitha palëve mbi seriozitetin e marrëdhënieve me SHBA-të”.

“Pa BE dhe SHBA-të ne nuk do e kishim bërë dot kurrë këtë, do kishte qenë e pamundur”.   

Nga test për seriozitetin e marrëdhënieve me SHBA, reforma në drejtësi tashmë sipas kryeministrit mbetet tërësisht në duart e institucioneve të brishta të drejtësisë.

Përpara se te dilte me deklaratat sovraniste të kësaj të mërkure, kryeministri Rama deklaronte se mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të forcuar shtetin e së drejtës.

“Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja, vulorja, fallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!”.

Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkroi dje Rama.

“Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e SHBA-ve kanë qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona”, thotë më parë Rama.

“Edhe kur ka ndjenjë hakmarrjeje, jo ndaj SHBA-ve, pro ndaj politikës së SHBA-ve, siç është mllefi dhe ndjenja e hakmarrjes ndaj reformës në drejtësi, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën”.

Shigjetimet e kryeministrit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim nisën në ceremoninë e organizuar për 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ku kreu i qeverise foli për ndërkombëtarë që nuk ndihen të huaj tek drejtësia, por kanë luksin “të ndajnë në publik gëzimin apo hidhërimin për vendimet e gjykatave”.

“Kanë edhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua, për ne, për autoritetet e këtij shteti nuk është hiç e këshillueshme, le më e imitueshme”.  

Pas kësaj, diplomatja amerikane u shpreh se ishte në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit. Dhe më pas bëri thirrje që procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK të mos ndikohet e as manipulohet.

Deklaratat nxitën reagimin e qeverise, që u mundua të japë mesazhin se pesha e ambasadores është zbehur, se ajo s’ka pse dëgjohet si më parë, pasi është një ambasadore në largim, që po shtyn në Tiranë ditët e fundit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here