Nga Alfred Lela/ Yuri Kim, Ambasadorja që lindi ameriko-skepticizmin në Shqipëri

Pavarësisht se kur ikën, në janar apo qershor, Yuri Kim nuk do të mbahet mend, as për ditën kur erdhi dhe as për muajin kur iku. Ajo do të kujtohet, sa herë të shkruhet për ambasadorët e ShBA në Shqipëri, rolin, ndikimin dhe siluetën në politikën shqiptare, si diplomatja që u armiqësua me opozitën dhe u njësua me qeverinë, në vitet kur kjo e fundit zotëronte thuajse 100 për qind të pushtetit në vend.

Kjo mund të mos lexohet dhe kuptohet si kushediçfarë, por në një vend me specifikat e Shqipërisë, ndër të cilat përcaktimi amerikan në opinionin publik, statusi i një demokracie hibride dhe rendi botëror, i cili nga 2008-a e këtej është shfazuar, qoftë edhe sadopak, nga liberalizmi perëndimor dhe gjendet në Search në motorin global të kërkimit, është jetësor.

E gjendur në një dritë të beftë, për të cilën ajo kish dëgjuar, por nuk e njihte nga afër, zonja Kim imponoi një ashpërsi që, në një vend ende me kodet (jungianë) të mashkullores, edhe kur vinte nga përfaqësuesja e vendit me “penisin” më të madh në arenën globale, në kuptimin ushtarak dhe financiar, fërkohej me mbi dy mijë vjet qytetërim… ose mungesë të tij.

Çuditërisht, këtë përvijim mashkullor ajo e mbajti me opozitën, ndërsa me ‘çunat e pushtetit’ u pa femërore dhe e ngrohtë, pothuaj me një lloj koketërie. Në dyert e opozitës brambulliste dhe dilte prej takimeve me një tufë bari nën sqetull, që ia zgjaste rreth 620 mijë shqiptarëve, votues me hir-e-pahir, të Partisë Demokratike.

Për anën tjetër, ku nuk hahej bar, por biftek te Nusreti, zonja ambasadore zgjaste dafina mikluese. Në kohën e tepruar nga shuttle diplomacy-a ndërmjet dy kampeve kryesore, ajo merrej këmbëngultësisht me formimin dhe forcimin e asaj që u quajt ‘opozita e re’, një gulash personazhesh, të ngjashmit e të cilëve zonja, me siguri, i ka hasur në faqet cartoons të gazetave amerikane.

“Kandidatët” e saj, manchurian, të opozitës së re, dështuan në 2021, dhe kjo për një diplomate duhet të kishte qenë e mjaftueshme që të mos futej më në zgjedhje. E padorëzueshme në dorëzaninë që u jep humbësve dhe mospërfaqësuesve, ambasadorja i është qepur një skizme radhe dalë nga Partia Demokratike, dhe kërkon që prej kësaj gjindjeje, me mandat por pa elektorat, të nxjerrë the new brand new opposition. Edhe më 6 mars të këtij viti, ajo u dha publikisht në ndihmë të kandidatëve të kësaj skizme, duke u bërë thirrje shqiptarëve të votonin për ta dhe jo për “ata të tjerët”. Rezultatet i dimë, por mësimet e nxjerra prej tyre nuk i shohim në tabelën e narrativës publike të ambasadores.

 

Nga Alfred Lela/ Yuri Kim, Ambasadorja që lindi ameriko-skepticizmin në Shqipëri

Të gjithëve do t’u vijë radha”, Balliu

Nga Alfred Lela/ Yuri Kim, Ambasadorja që lindi ameriko-skepticizmin në Shqipëri

Spaku spaku/ Manjani: I gjith sistemi ne

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko