Berisha denoncon ministren: Edona i do shumë paratë. Ato të shtetit i ndanë me shoqet

0
231

Nga Sali Berisha

Edona i do shumë paratë.
Por është dhe bujare.
Ato të shtetit i ndanë me shoqet.

Kështu pa asnjë gajle apo skrupull lumturon shoqen dhe vetem me një doëe me 50 milionë lekë. Of of of shoqe jemi parat i ndajmë bashkë!
Por nuk është vetëm ish sekretarja e saj Kamela Hasko që lumturohet nga Edona e cila grantet për startup-et i shndërroi grante për start vjedhje apo grante për tu rrëmbyer në konflikt të pastër interesi.
Raste tipike të tilla të denoncuara nga ‘Piranja’ përveç Kamelës:
1- Dy perfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Mata dhe Sarapuli.
2- Flladi Agolli i cili është i biri i hajdutit me damke Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka grabitur 4 milionë lekë për startup-in e tij.
Shtoj këtu se hajduti famoz Dritan Agolli ka shpërblyer vet djalin e tij me 500 milionë lekë duke shpallur fitues për manualin e gatimeve shefin e restorantit të tij.
3- Edona lumturon Altin dhe Arbi Bamllarin, babë dhe bir me 50 milionë lekë për
kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”.
Vjedhje të paster mbajnë erë dhe rastet e tjera te lumturuara nga Edona që i do shumë parat dhe duket për këtë pasion shpallë edhe bosin e saj Zeus.

Lexoni artikullin e gazetarit investigativ.

Si i dha ministrja Edona Bilali grant 50 milionë lekë ish-sekretares së saj Kamela Hasko?
Nga Gazeta Telegraf –
16 Dhjetor, 2022
12

“Ndërkohë që mijra të rinjë të talentuar, intelektual dhe profesor të nderuar po ikin nga Shqipëria prej varfërisë, ministria e Sipërmarrjes së Edona Bilalit financon me vlera mbi 50 milion lekë biznesmenët e mëdhenj, fëmijët e oligarkëve dhe punonjës të saj.”�


Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali sipas një denoncimi ka dhënë sërish një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin.
Këtë herë ky grant shkon për Kamela Hasko, auditore ligjore dhe njëkohësisht ish-sekretare e vetë ministres. Ajo së bashku me bashkëshortin Armand Hasko menaxhojnë zyrën e auditit “AKH consulting”.
Për këtë ka reaguar edhe eksperti i IT, Gent Progni, i cili thotë se:
“Kjo kompani dhe administratorja e saj ofrojnë shërbime auditi dhe kontabiliteti e për këtë, etika profesionale e audituesve (sipas rregullores në vendin tonë) nuk lejon që ky funksion të angazhohet në veprimtari të tilla si krijimi i një biznesi apo punësimi për qëllime që nuk lidhen me profesionin”.
Ja moria e rasteve flagrante të dhënies së milionave në bazë preferencash
Këtë vit Ministria e Sipërmarrjes, më në krye Edona Bilalin, për herë të parë zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset, por jo vetëm. Gazetarët e emisionit investigativ “Piranja” kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi. Emisioni investigativ ka marrë në shqyrtim rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët kanë përfituar mbi 50 milionë lekë apo rasti flagrant i përfitimit të grantit për start-up nga djali i drejtorit të FSHZ. Ndërsa raste të tjera skandaloze, publikohen në këtë investigim, disa prej tyre pa asnjë lidhje me inovacionin, një kusht bazë për dhënie granti, siç është rasti i një të riu që ka përfituar 11 milionë lekë për publikim videosh nga atraksionet turistike të veriut. Një pasion që e kanë mijëra të rinj të këtij vendi.�

RASTI 1
Në listën e përfituesve të granteve, rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qëndra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra.
Me një vëzhgim të thjeshtë rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit.
Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik.
RASTI 2
Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Fladi i Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond.
Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Ministria”, duke mbyllur telefonin.
RASTI 3
Konkretisht “Skytech” dhe “3DSKY”.
Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë.
RASTI 4
Por le t’i kthehemi edhe njëherë kuptimit për start upe-ve, të cilin na e sqaron edhe vete ministria e Sipërmarjes. Edona Bilali në një intervistë për mediat pohon se jo çdo biznes i ri është start up, nëse ai nuk ka të përfshirë inovacionin dhe shumëfishimin. Kësaj i mëshon edhe ish ministri Eduard Shalsi, i cili deklaron në media se start up do të thotë inovacion e teknologji. Por nëse shohim listën fituese, vërejmë projekte që vetëm me konceptin e start up nuk kanë lidhje.
Rasti është i djalit Terenc Pepa, i cili ka hapur një ëebsite me pamje të bukurive në veri të Shqipërisë, por edhe informacion për bizneset dhe hotelet. Nuk e dimë çfarë lidhje ka një ëebsite që ngjan me një blog personal me start upe? Po ky nuk është i vetmi rast çudie. Zonja Meliha ka përfituar grant për start up, për të blere një makineri që do t’i shumëfishojë punën me krimbin e mëndafshit, një aktivitet artizanal, por nuk përfshin asnjë element inovacioni dhe koncepti për start up.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here