‘Toka jote më duhet mua!’ – Kjo është diktaturë, Veliaj mund të vijë në çdo pallat

0
218

Nga Elona Caslli

Kam xhenazen në shtëpi. Më lër t’a përcjell si duhet.

 

Në videon e shpërndarë nga Belind Këlliçi në orën katër të mëngjesit ku punonjës të ujësjellësit të shoqëruar nga policë kanë shkuar për të ndërprerë ujin e pijshëm, dëgjohet zëri i një zotërie që thotë; Kam xhenazen në shtëpi. Më lër ta përcjell siç duhet.

 

Të jesh me një xhenaze në shtëpi, pa drita në mes të dimrit dhe në orën katër të mëngjesit të zbarkojnë të punonjësit e rrugaçit Veliaj për të prerë dhe ujin, pa asnjë vendim dhe asnjë shkresë zyrtare në dorë, është e tmerrshme.

 

Edhe hasmi respektohet në vdekje. Jo. As kodin e vdekjes nuk e ka Veliaj. Veliaj njeh veç një kod; Kodin e vjedhjes dhe të terrorit.

 

Gjithçka ka filluar nga Teatri Kombëtar. Nga sheshi i Teatrit Kombëtar është thënë e stërthënë që kjo që po ndodh në Teatrin Kombëtarin do të ndodhë kudo.

 

Kur u shembën banesat te 5 Maji thuhej

” Mirë ua bënë malokëve” duke harruar që nuk po vihej drejtësia në vend, thjesht po zbatohej ligji rilindas i cili në ligjëratë të drejtë thotë; Toka jote më duhet mua. Unë ta marr dhe ty të jap një shtëpi kur të dua unë, ku të dua unë dhe me sipërfaqen që dua unë.

 

Te pallatet te ” Myslym Keta” po ndodh e njëjta gjë. Banorët po dëbohen nga pallatet e tyre pa ditur se ku do të shkojnë dhe në rastin se do t’u jepet një shtëpi, do të jepet në bazë fryme.

 

Për shembull, nëse dikush ka një apartament me dy dhoma e një kuzhinë dhe jeton i vetëm, Veliaj i jep një apartament me një dhomë e kuzhinë me sloganin ” Nuk të nevojitet më shumë se kaq”.

 

Jemi të gjithë të kërcënuar. Veliaj mund të vijë në çdo pallat dhe të bëjë të njëjtën gjë nëse zona ku është pallati, i duket joshëse për ndërtim dhe për biznes dhe atëherë i dashur pensionist shqiptar atë apartamentin tënd prej dy dhoma e një kuzhinë, që ke menduar t’ia trashëgosh tët biri pas vdekjes sate, Veliaj ta merr dhe të thotë: Një pensionisti i duhet veç një apartament një dhomë e një kuzhinë. Asgjë më shumë.

 

Në trashëgiminë tënde rezulton një dhomë më pak dhe një apartament në një zonë që e përzgjedh gjithmonë Veliaj.

 

Post Scriptum- Kjo është diktaturë. Asgjë më shumë se diktaturë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here